Më 19 korrik të vitit 2019, kryemininistri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte thirrur mbledhjen e rregulltë të Qeverisë së Kosovës.
Në përfundim të saj, ai ishte shfaqur para gazetarëve në sallën e konferencave. Ai kishte marrë një vendim befasues, shkruan Demoracia.com.
“Dua t’iu informoj se sot kam marrë këtë vendim: Jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe dua që të falënderoj qytetarët për besimin dhe përkrahjen. Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat Specializuara në Hagë…”, njoftonte Haradinaj.
Kjo situatë e re kishte sjellur zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat ishin mbajtur në tetorin e vitit 2019.
KURTI KËRKON SHKARKIMIN ME VOTAT E OPOZITËS
I ndodhur në një situatë bllokuese, në njërën anë pas sanksioneve e izolimit nga perëndimi dhe shtetet aleate dhe në anën tjetër me bllokadën ekonomike në Kosovë që vazhdon të braktiset nga qytetarët, kryeministri Albin Kurti po kërkon me ngulm që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Për ndërpreje të mandatit të tij, Kurti po kërkon që t’i fajësojë partitë opozitare, duke i sfiduar edhe publikisht siç bëri në një intervistë për RTK-në, duke iu bërë “ofertë” që t’i bashkojnë votat në Kuvend për ta shpërndarë Kuvendin e Kosovës.
“Mund t’i bëjnë [votat] bashkë me neve, kjo është ofertë e imja. Unë po them që po shkojmë në zgjedhje kur dëshiron opozita. Ne e ndihmojmë opozitën nëse dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje”, është shprehur Kurti.
Por, para se të kërkojë votat e deputetëve të opozitës për ta shpërndarë Kuvendin dhe rrjedhimisht për t’ia ndërprerë mandatin Qeverisë së tij, Kurti mund të ndjekë rrugën e ish – kryeministrit Ramush Haradinaj, që pas një mbledhjeje të Qeverisë të në befasojë të gjithëve duke njoftuar për dorëheqjen e tij.
Ky vendim i Kurtit do të krijonte rrethanat e domosdoshme për shpërndarjen e Kuvendit dhe rrjedhimisht edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës, më së largu deri në muajin maj të këtij viti. / Demokracia.com /