Para ndeshjes me Liverpoolin, Real Madridi konfirmon lajmin e hidhur për Zidanin

- in Sport

Real Madridi ka konfirmuar se Lucas Vazquez ka pësuar një dëmtim të ligamentit gjatë El Clasicos me Barcelonën të shtunën.

Vazquez u rrëzua pas një përplasjeje me mesfushorin e Barcelonës Sergio Busquets dhe u desh të zëvendësohej në fund të pjesës së parë të fitores 2-1.

Ende nuk është përcaktuar se sa kohë do të jetë jashtë fushe përfaqësuesi spanjoll, por ai do të humbasë pjesën tjetër të sezonit pasi të konfirmohet diagnoza, përcjellë KosovaPress.

Në deklaratën e lëshuar në faqen e internetit të klubit thuhet:

“Pas testeve të kryera sot në Lucas Vazquez nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një ndrydhje në ligamentin e gjurit të tij të majtë. Shërimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet.”

Kujtojmë se Real Madridi është në luftë për dy titujt më të rëndësishëm të sezonit, titullin e La Ligas dhe Ligën e Kampionëve./KP