PAPA FRANÇESKU BËN DALJEN E TIJ TË PARË PUBLIKE PAS OPERACIONIT

- in Rajoni dhe Bota

Papa Françesku ka bërë daljen e tij të parë publike që pas operacionit në zorrën e trashë.

84-vjeçari iu drejtua një turme dashamirësish nga ballkoni i poliklinikës Gemelli në Romë, ku shprehu mbështetjen e tij për shërbimin e shëndetit publik në gjithë botën.

“Në këto ditë kur jam shtruar në spital kam kuptuar sa i rëndësishëm është kujdesi i mirë shëndetësor, i prekshëm për të gjithë,” – tha Papa, raporton euronews.al.

Thirrjen e tij për t’u kujdesur që shërbimi shëndetësor të jetë falas Papa Françesku e bëri pikërisht ditën e diel, atëherë kur shfaqet normalisht në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Ky është trajtimi i parë mjekësor i bërë publik nga Selia e Shenjtë për Papën, që kur ai u zgjodh në këtë detyrë në vitin 2013/KP