Pamjet tregojnë momentin drithërues kur tërmeti goditi Turqinë – Video

- in Lajme, Rajoni dhe Bota

Më shumë se 500 persona kanë mbetur të vdekur pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore herët të hënën.

Të paktën 284 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,300 janë plagosur në Turqi, sipas nënpresidentit të vendit Fuat Oktay.

Në Siri, të paktën 237 njerëz u vranë dhe 639 u plagosën, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

BBC ndërkaq ka publikuar një video nga kamerat e sigurisë ku shihet momenti i tërmetit.

KLIKO KËTU për ta parë videon.