Pamjet nga aksioni i arrestimit të tre personave që tentuan t’i ikin Policisë në Prishtinë (Video)

- in Lajme

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për arrestimin e 3 personave në orët e mbrëmjes, në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Prishtinë, pasi të njëjtit kishin tentuar t’i shmangen Policisë. Të njëjtit u ndaluan shumë shpejt nga njësitë policore dhe aksioni për t’i kapur u krye si në filma.

Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar pamje nga ky moment, ku shihet se si Policia ndalon të dyshuarit, të cilët mbahen të shtrirë në tokë, teksa patrullat tjera arrijnë në vendin e ngjarjes.

Ndryshe, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Sinjalin se patrulla e Policisë kishin sinjalizuar veturën e të dyshuarve që të ndalet në një pikë kontrolli në rrugën ‘Xheladin Hana’, mirëpo të njëjtit nuk janë bindur.

“Rreth orës 19:45, një veturë është sinjalizuar nga ana e zyrtarëve policor që  të ndalohet në një pikë kontrolli, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë  porse e njëjta  ka provuar t’i shmanget policisë, duke mos u ndalur. Vetura e dyshuar është ndaluar shumë shpejt nga një njësit tjetër patrullues në rrugën “Gazmend Zajmi” me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar”, tha Ahmeti.

/GazetaSinjali/