Të fundit në një numër të madh imazhesh prekëse të familjeve që ndahen nga dhuna e vazhdueshme tregojnë Volodymyr, 61 vjeç dhe djalin e tij Yaroslav, 23 vjeç.
Këtu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dyshja po shikojnë nisjen e një treni evakuimi që transportonte të afërmit e tyre, nënën, gruan dhe tre fëmijët për në Lviv në stacionin qendror të trenit në Kiev.
Pamjet vijnë në ditën e 16-të të agresionit në të cilën ukrainasit po vazhdojnë të përballen me bombat ruse, si dhe zhvendosjen masive nga vendbanimet e tyre.
Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota
E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt urdhëroi “operacionet ushtarake” në këtë shtet evropian. /Telegrafi/