Një baba në Teksas ka një bijë që e do njëmend… sepse e dërgoi në klub striptizi për të festuar 100-vjetorin në tokë.
Giocchino “Jack” Poma së fundmi festoi 100 rrotullime rreth diellit, dhe për të markuar këtë event të veçantë, e bija e tij, Dina, e dërgoi atë në një klub gjentëlmenësh në Dallas të quajtur The Lodge.
Bija e Jack thotë se babai i saj i do dy gjëra në jetë… gratë gjeneralisht dhe gjinjtë specifikisht, kështu që një aventurë në klub striptizi kishte logjikë perfekte për ditëlindjen e 100-të.
Dina thotë se babai i saj nuk ka qenë në një klub striptizi që nga ditët e tij të rinisë dhe aventura e tij në The Lodge ishte si e një fëmije në një dyqan karamelesh.
Kërcimtaret ishin të mahnitura që e bija e Jack e dërgoi atë në klub, por ajo thotë se babai ka vetëm një jetë, kështu që duhet ta shijojë sa mundet ende.
TMZ raporton se kërcimtaret e admiruan Jack, me një që e ushqeu atë me pasta me piper, derisa të tjerat i sollën tortën e ditëlindjes.
Është brilante, Dina po e udhëhiqte babain rreth kërcimtareve, duke bërë kujdes pasi Jack del nga kontrolli kur është shumë i emocionuar.
Jack e meritoi natën në klub, derisa gruaja i kishte vdekur 12 vite më parë dhe së fundmi ai kishte qenë duke u takuar me një grua tjetër, por edhe ajo vdiq vitin e kaluar.
Pronarët e klubit kanë thënë për TMZ se Jack është i mirëseardhur në çfarëdo kohe prapë.
Vajza, merrni shënime.
/Nacionale