Pamje të rënda/ Vetura godet dy persona në Fushë Kosovë dhe largohet shpejt (VIDEO)

- in Lajme

Në orët e hershme të mëngjesit, në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, afër diskotekës Gate Club, një person ka goditur me veturë dy persona dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Siç shihet në pamjet e publikuara, në momentin kur goditen dy djemtë që po ecnin përreth rrugës, vetura po lëvizte me shpejtësi.

Lidhur me rastin e lartë cekur nuk ka raportuar as Policia e Kosovës.

/GazetaSinjali/