Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Gjakovë, ku një person humbi jetën e katër të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e përplasjes së një automjeti të Emergjencës me një veturë, shoferi i së cilës dyshohet se shkaktoi aksidentin, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka siguruar pamjet nga momenti i aksidentit ku humbi jetën 33-vjeçari, Skofiar Gjini.
Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës të cilët kanë bërë të ditur se shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është dërguar në mbajtje për 48 orë./Sinjali