Partia Socialdemokrate ka vendosur batanije në vend të flamujve para qeverisë së Kosovës.
Aktivistët e PSD-së kanë vendosur katër batanije në vend të katër flamujve shtetërorë si mesazh për krizën energjetike në vend pas reduktimeve të rrymës gjithandej Kosovës, raporton Gazeta Express.
Aksioni i sotëm i PSD-së vjen pas aksionit tjetër që zhvilluar dje tek ndërtesa e KEDS-it ku vendosën çekun 20 milionësh që qeveria ka ndarë për ta subvencionuar rrymën.



