Një aksident i rëndë zingjiror ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë, për çka raportoi më herët Gazeta Sinjali.
Si pasojë e aksidentit ku janë përfshirë 3 vetura, nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi, ka treguar për Sinjalin se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit rajonal të Pejës.
“Sot rreth orës 20:20 minuta, Policia është njoftuar për një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, me ç’rast veç dëmeve materiale kanë pësuar lëndime nëntë persona të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës për tretman mjekësor”, tha Gashi.