Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një shpërthim që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme në Mitrovicën e Veriut. Shpërthimi ka ndodhur pranë stacionit policor në Veri.
Raportimin e Sinjalit e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.
“Rreth orës 03.00 të mëngjesit në rrugë “Petar Kral” ka ndodh një shpërthim. Një shtyllë elektrike është dëmtuar dhe një veturë. Policia është duke e trajtuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Ai pohoi se në shtyllën elektrike kanë qenë të vendosura edhe kamerat e sigurisë.
Ndërsa shtoi se janë duke i zhvilluar hetimet për të zbuluar autorin e kryerjes së veprës.
Në faqen “Welcome to Mitrovica” kanë publikuar pamje nga vendi ku ka ndodh shpërthimi.
