Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, sot ka realizuar një aksion policor në komunën e Zveçanit, në vendin e quajtur Zirovnicë, ku ka zbuluar një laborator për kultivimin e marihuanës.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se në këtë aksion janë kapur katër persona të dyshuar.
Sinjali mëson se tre nga personat e dyshuar i përkasin nacionalitetit serb, ndërsa një është shqiptar.
Sinjali ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen një numër i madh bimësh, të cilat dyshohet se janë lëndë narkotike të llojit marihuanë, të mbjellura në vazo./Gazetasinjali