Në mëngjesin e sotëm ka arritur në Kosovë, zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit të SHBA-së Matthew Palmer i cili do të qëndroj në vizitë tre-ditore.
Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar për arritjen e Palmer i cili është pritur nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. Në shkrimin e ambasadës thuhet se Palmer do të takohet me zyrtarët e institucioneve të Kosovës për të diskutuar për sfidat, mundësitë dhe çështjet me të cilat po përballet vendi.
“Ambasadori Kosnett ka mirëpritur këtë mëngjes në Ambasadën Amerikane në Prishtinë zëvendësndihmës sekretarin tetarin e shtetit të SHBA-së që do të qëndrojë në një vizitë tre-ditore në Kosovë, për të diskutuar me zyrtarët e Kosovës sfidat, mundësitë dhe çështjet e ngutshme me të cilat përballet Kosova”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Sot dhe nesër në Kosovë do të qëndrojnë edhe përfaqësuesit Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Ambassador Kosnett welcomed this morning @USEmbPristina Deputy Assistant Secretary Matthew Palmer for a three-day visit to Kosovo to discuss with Kosovo officials the challenges, opportunities, and pressing issues Kosovo is facing.
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) May 31, 2021 /KP