Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor ka postuar foto në Twitter nga vizita e tij e sotme në Kosovë, të cilën e përfundoi me një vizitë në bazën Villaggio Italia në Pejë.
Ai gjatë vizitës në bazën Villaggio Italia në Pejë ndoqi një stërvitje demonstruese të forcave për ndërhyrje të shpejtë në rast të shkeljeve të rendit dhe qetësisë publike – ushtrimin e kontrollit të turmës në terren.
Presidenti Pahor ka vizituar sot pjesëtarët e kontingjentit të 44-të slloven që vepron në operacionin e KFOR-it. Ai është takuar edhe me shtabin komandues të këtij operacioni në Kosovë, ku u njoh me situatën në zonën operative ku kontingjenti slloven kryen detyrat e veta.
Pahor me këtë rast ka falënderuar ushtarët sllovenë për performancën e përkushtuar dhe profesionale të këtij misioni në emër të paqes dhe sigurisë.