Përparim Gruda i PDK-së, i cili është i shkolluar e punon specifikisht për punën e drejtësisë, i ka reaguar ministers Albulena Haxhiu e cila gjatë ditës tha se Kosova do ta paditë Serbinë në Këshiill të Evropës për gjenocid.
Gruda ka thënë se kjo s’ka asnjë bazë. Bile sipas tij, krejt ky ç’orientim po bëhet qëllimshëm, sepse tash është koha kur institucionet pritet ta dërgojnë draftin e Zajednicës në Gjykatë Kushtetuese.
E plotë:
Ministrja e Drejtësisë deklaron diçka që nuk ka asnjë bazë profesionale. Padia për gjenocid duhet të bëhet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (nese do të jet e mundur), jo në mekanizmat e Këshillit të Evropës, siç është Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kanë kaluar më shumë se 3 vite dhe nuk kanë bërë asnjë hap për padin për gjenocid. Tani që duan të dërgojnë statutin e Zajednicës në Gjykatën Kushtetuese, provojnë të krijojnë sa më shumë paqartësi në publik duke folur për padinë pa asnjë bazë profesionale./Demokracia