Pacienti me COVID-19 nuk e lë çajin e ‘rusit’ as në QKUK: Maraklia mbetet marakli!
Kosovarët njihen si konsumues të mëdhenj të çajit të zi, që ndryshe njihet si çaj i rusit.
Gotat ikonike me katër pika të kuqe dhe katër vija të gjelbërta, nuk po mungojnë as në hapësirat brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në repartet ku po trajtohen pacientët e infektuar me COVID-19.
Një person ka publikuar në grupin ‘Maniakë të fotografisë’ një fotografi ku shihet një pacient i shtrirë dhe me gotë të çajit në njërën dorë e në tjetrën maskën e oksigjenit.
“Me via e me pika. Maraklia mbetet marakli edhe me Covid e mungese Oksigjeni,”, ka shkruar ai në përshkrim./Drenica Sot
![](https://scontent.fprn12-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/p417x417/241712506_4449531425141697_1523810506763769759_n.jpg?_nc_cat=104&ccb=1-5&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=0-pgw2Mrf6QAX-biVfd&_nc_ht=scontent.fprn12-1.fna&oh=4af881be394081d1c89a28916e2bb5dc&oe=613F1F0C)
![](https://scontent.fprn12-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/s600x600/241642235_4449531461808360_4992543385301551650_n.jpg?_nc_cat=104&ccb=1-5&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=1gknupA-aswAX-F4s32&_nc_ht=scontent.fprn12-1.fna&oh=f7541f25c48607f13b2ad85d576a7c67&oe=613F741D)