Pa vetëdije Gërvalla i jep një kritikë të rëndë Kurtit: U hoq njohja e ndërsjellë, u vu ajo ‘de facto’, Vuçiqit iu hap perspektivë

- in Lajme

quan “arritjen më të madhe në politikën e jashtme” dhe kërkon deponimin e atij teksti në Këshill të Sigurimit të OKB-së, por Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, sulmi më i madh ndaj kësaj marrëveshje që kërkon ta ngurtësojë në lartësitë më të mëdha ligjore ndërkombëtare – krejtësisht pa vetëdije – i erdhi nga zëvendësja e tij, Donika Gërvalla.

Duke folur në Top Channel, Donika Gërvalla nisi të kritikojë për “gabime të njëpasnjëshme” ndërmjetësin sllovak, Miroslav Lajçak, për të cilin tha se “nuk ka pasur strategji e vizion” dhe tek doli te Marrëveshja Bazë.

Këtu ajo e identifikoi se nga ku buroi “perspektiva e Serbisë” për ta injoruar Kosovën sovrane dhe të pavarur dhe të nis sfidimin e vendit: prej sulmit në Banjskë e deri te sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit.

Si? U hoq njohja e ndërsjellë, tha ajo, dhe u vendos ajo “de facto apo çfarëdo lloj njohje”.

Fakti që është hequr nga tavolina njohja e ndërsjellë dhe është zëvendësuar me një njoje ‘de facto’ i ka hapur perspektivën Vuçiqit, që ta injorojë realitetin i cili është Kosova e pavarur dhe sovrane”, tha Gërvalla.

Në rrjedhën e këtij argumentimi, zëvendësja e Kurtit u ndal te sulmi në infrastrukturën ujore në Zubin Potok: e quajti “sulmi më i rëndë që nga pas-Lufta e Dytë Botërore”.

Nuk ka pasur sulme të tilla gjatë luftërave në Ballkan. Sulmi kundër sulmit infrastrukturës jetike që rrezikonte të na linte pa ujë, pa ngrohje, pa rrymë, pa interrnet është sulmi më i rëndë që ka ndodhur”, tha ajo.

Por, këtu Gërvalla tha se “ndodhi një mrekulli”.

Inxhinierët tanë, por edhe agjencioni i menaxhimit të emergjencave…bënë të punë të pabesueshme në sanimin e dëmit”.

“Fati na ka ndihmuar”, vazhdoi Gërvalla, duke e dhënë për premonicion të errët se “askush nuk ka pritur që ne të shtunën në mëngjes do të vazhdojmë jetën si zakonisht”.

Te Serbia, Gërvalla arriti të gjejë edhe një tjetër dimenson keqbërjeje: Konflikti me të po bën që të mos dalin në pah arritjet “e jashtëzakonshme” të qeverisjes së Kurtit në vend.

Sepse, tha ajo, Kurtit “nuk i shërben konflikti” duke qenë se, sipas saj, “në të gjitha fushat, në ekonomi, në të gjitha zhvillimet në fund ka arritur me qeverisjen e tij një progres të jashtëzakonshëm”.

Qytetarët e Kosovës janë të lodhur nga konflikti… Mendoj se asgjë më tepër nuk do ta kishte vënë në pah zhvillimin e jashtëzakonshëm në të cilin ka kaluar Kosova gjatë këtyre katër viteve se sa ta kishim më stabile situatën në raport me Serbinë. Ne sot, i gjithë Ballkani, jem i peng i strategjisë destruktive të Serbisë”, tha ajo.

Marrëveshja Bazike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkon nënshkrimin bilateral të Marrëveshjes Bazike/Ohrit si dhe deponimine atij tekti në OKB si traktar ndërkombëtar, për çka konsideron se ajo nuk gëzon status të marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme thjesht me ingranimin e saj në Kapitullin 35 të bisedimeve të Serbisë me BE-në.

Marrëveshje Bazike nis qysh në Preambulë duke mos ia paragjykuar statusin vetes si dhe kufijt shënohet me “frontier” – si një zonë thjesht ndarëse e jo “border” që është termi ndërkombëtarisht ligjor për kufi ndërshterëror.

Për më tepër ajo Marrëveshje është e qendërzuar kryesisht në Nenin 4 dhe Nenin 7, mes mospengimit të Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe ofrimin të një autonomie politike e territoriale për komunitetin serb të Kosovës./Demokracia