OVL UÇK kërcënon Qeverinë: Nëse s’rriten pensionet ua zëmë derën, s’u lëmë as me hy as me dalë

- in Lajme

Sot në Kuvendin e Kosovës, është duke u diskutuar çështja e projektligjit për Pagën Minimale, i cili pritet të votohet gjatë seancës së sotme.

Por edhe pse pritet që paga minimale do të rritet përmes këtij projektligji, është një pjesë e shoqërisë, ajo e veteraneve të luftës që nuk do të përfitojnë nga kjo rritje pasi që ata nuk janë të përfshirë brenda këtij ligji, shkruan lajmi.net.

Rreth kësaj, lajmi.net, ka kontaktuar me Faton Klinakun, i cili është ushtrues detyre në pozitën e kryetarit tek Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Klinaku tha se, nëse ligji ndryshohet, pra nëse edhe veteranët e luftës nuk përfshihen brenda rritjes së pagës, atëherë ata do të dalin në rrugë.

“Edhe unë veç po e pres se çka po bëjnë. Ne e kemi thënë vazhdimisht, nëse nuk e ndryshojnë ligjin nuk i rrisin pensionet, na kanë në rrugë para dere”, tha Klinaku.Madje ai shkoi me tutje, ku tha se nëse veteranët nuk përfitojnë nga ligji i pagave, atëherë, ata do t’ua zënë derën udhëheqësve që të mos i lejojnë as “të hyjnë e as të dalin”.

“Kur të thojm ne një fjalë, që kemi me ia nxanë derën, e s’kemi me lanë me hi e me dalë, unë s’i bi pishman, u krye kjo punë. Veç po e presim se çka po bëjnë. Ne jemi duke i përcjell diskutimet, dhe qëndrimi është qysh ka qenë, qysh e kemi thanë. Jo protesta, ja mos me lanë me dalë, ja mos me lanë me hi, ju kemi kallëzua se nuk i bim pishman ne ma. A protesta, a demonstrata, ne e kemi thanë në televizor që ia u nxamë derën, se lajna me hi e as me dalë”, përfundoi Klinaku.