Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani ka apeluar prapë për vaksinimin e qytetarëve, veçanërisht pas dhurimit të 503 mijë vaksinave nga SHBA-të.
Osmani në postimin e saj në “Facebook” ka cilësuar këto vaksina si mundësi shtesë për mbrojtjen dhe shpëtimin e jetëve të qytetarëve tonë nga koronavirusi dhe variantet e saj.
Sipas presidentes, nuk ka arsye për mosvaksinim, prandaj ajo fton të gjithë të vaksinohen që të shpëtojnë veten, më të dashurit, ekonominë dhe të ardhmen.
Postimi i plotë:
503 mijë vaksinat e dhuruara nga SHBA-të e të cilat arritën sot në vendin tonë janë 503 mijë shanse shtesë për të mbrojtur e shpëtuar jetë nga virusi.
Nuk ka asnjë arsye për mos vaksinim! Të rinj, pleq, mësues, shtatzëna, gra e burra, vaksinimi shpëton jetë! Vaksinohu edhe TI të shpëtosh veten, më të dashurit e tu, ekonominë dhe të ardhmen tonë!
Faleminderit Presidentit Biden dhe popullit amerikan që na u gjindën sërish pranë, ashtu sikurse gjithherë