Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka pritur në takim emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Mediat u lejuan të marrin vetëm pamje vetëm në fillim, ndërsa pas takimit pritet të ketë konferencë për medie.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, Lajçak pritet të takojë edhe krerët e tjerë institucionalë dhe partiakë./KosovaPress