OSMANI: PAVARËSIA E KOSOVËS REALITET I PAKTHYESHËM

- in Lajme

Presidentja, Vjosa Osmani thotë se është koha që vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën ta pranojnë këtë realitet të pakthyeshëm.

Kjo tashmë siç thotë Osmani është vendosur 11 vjet më parë edhe nga GjND-ja që përafërsia e Kosovës nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare.

“11 vjet më parë, GJND vendosi që pavarësia jonë nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare. Është koha që vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën ta pranojnë këtë realitet të pakthyeshëm. Republika e Kosovës është këtu për të qëndruar: sovrane, e pavarur, demokratike dhe paqedashëse. Do të mbetet përgjithmonë kështu”, ka shkruar Osmani në Twitter/KP