Osmani merr anën e aleatëve, del kundër Kurtit për dinarin: Ka ende hapësira për të diskutuar

- in Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është rikthyer edhe njëherë ngërçit mes qeverisë dhe aleatëve për çështjen e dinarit.

Sipas kryetares së shtetit, problemet me ndërkombëtarët në lidhje me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës për “dëbimin” e dinarit, nisi për mënyrën se si ai u komunikua.

Osmani insiston se ka ende hapësira mes qeverisë dhe ndërkombëtarëve që të ulen në një tryezë dhe të gjejnë zgjidhje.
“Gjithçka që kemi arritur në këtë vend është rezultat i bashkëpunimit me partnerët tanë ndërkombëtarë. Ka hapësirë për t’u ulur dhe për të diskutuar mes qeverisë dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë, për të punuar rreth kësaj çështjeje. Unë mendoj se është vetëm çështje komunikimi”, the presidentja./Demokracia