OSIJEKU MERR VENDIM PËR GREZDËN

- in Sport

Futbollisti shqiptar Eros Grezda është rikthyer së fundmi nga një dëmtim në kavilje.

 

Sulmuesi kuqezi u detyrua të bënte dy herë ndërhyrje kirurgjikale dhe tanimë është gati për t’u rikthyer në fushë.

Mediat kroate bëjnë me dije se Osijek ka në plan huazimin e tij që të mund të marrë minuta dhe të rikthehet në formë. Nuk dihet nëse sulmuesi do ta pranojë këtë. /RTK