Ambasadori italian në vendin tonë, Nikola Orlando, dënoi sulmion ndaj Nikolla Rashiqit, djali i ish-ministrit serb Nenad Rashiq.
Orlando e quajti dhunën ndaj Nikolla Rashiqit si sulm ndaj vetë demokracisë.
“I bashkohem dënimit të parezervë të agresionit të motivuar politikisht kundër djalit të kryetarit të Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, një sulm ndaj vetë demokracisë. Dhuna duhet të refuzohet vendosmërisht nga të gjithë dhe të ndëshkohet nga institucionet përkatëse”, shkroi Orlando në Twitter./KosovaPress