Organizatori i protestës për tërheqjen e parave nga Trusti: Deputetët e VV-së po kërcënohen nga Kurti

- in Lajme

Adnan Jashari, organizator i protestës për tërheqjen e 30% të Trustit, ka thënë se kryeministri Kurti po i kërcënon deputetët e partisë së tij, nësë të njejtit votojnë pro projektligjit që lejon tërheqjen e trustit.

“Te nderuar anëtarë, ne kemi kontaktuar deputetë nga të gjitha partitë politike, jemi të shqetësuar me faktin se deputetët e LVV-se kanë deklaruar se nuk guxojnë me votu Projektligjin për Trustin sepse Albin Kurti i ka kërcënuar me përjashtim nga partia për ata qe e votojnë kërkesën tonë për tërheqjen e deri 30% të Trustit.

Deputetët janë të zgjedhur nga populli dhe duhet të votojnë pro popullit e jo pro liderit kundër popullit”, ka shkruar Jashari./Nacione