Organizatat civile kritikojnë mungesën e transparencës në rekrutimet e dy ministrive kryesore

- in Lajme

Për mungesën e transparencës nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) në konkurset publike, kanë reaguar fuqishëm disa organizata civile, shkruan Demokracia.com.

Iniciativa CorrWatch, e përbërë nga Group for Legal and Political Studies, Instituti GAP dhe Institute for Development Policy (INDEP), ka shprehur shqetësimin për mbylljen e plotë të këtyre dy ministrive në proceset e përzgjedhjes së drejtorëve në disa pozita kyçe.

“Iniciativa CorrWatch shpreh shqetësimin e thellë për mungesën e transparencës nga MFPT dhe MINT në proceset e rekrutimit për këto pozita të larta drejtuese: Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) në kuadër të MINT, Sekretar i Përgjithshëm në MFPT, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, si dhe Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Qendrore të Prokurimit (AQP)”, thuhet në reagim. /Demokracia.com/