Nisma Evropiane për Stabilitet (ESI), një organizatë kjo ndërkombëtare që ditë më parë publikoi raportin e saj të titulluar “Pogromet e sajuara – statistikat, gënjeshtrat dhe konfuzioni në Kosovë”, ka publikuar një raport të ri për Kosovën.
Kësaj radhe, kjo organizatë ka kërkuar nga Kosova që të zbatojë vendimin për tokën e Manastirit të Deçanit.
“Për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, anëtarët duhet të bëjnë një angazhim të besueshëm: ‘Çdo anëtar i Këshillit të Evropës duhet të pranojë parimet e sundimit të ligjit dhe gëzimin nga të gjithë personat brenda juridiksionit të tij të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, dhe të bashkëpunojë sinqerisht dhe efektivisht në realizimin e qëllimit të Këshillit’. (Neni 3, Statuti i Këshillit të Evropës i miratuar më 1949). Kjo është ajo që po kërkohet të bëjë edhe Kosova. Dhe pse tani është koha që përfundimisht të zgjidhet përgjithmonë çështja e tokës së Deçanit, duke i hapur dyert anëtarësimit në një organizatë që do t’i mbrojë të drejtat e njeriut në Kosovë në të ardhmen”.
Kështu ka shkruar në fund të këtij raporti organizata ESI, anëtarë të së cilës kanë qëndruar në Kosovë javën e kaluar.
Ekipi në memon e publikuar në ueb-faqen zyrtare të ESI, ka bërë një përmbledhje të zhvillimeve që kanë çuar deri te vendimi për tokën e Manastirit.
“Pjesa më e madhe e kësaj toke është regjistruar për një kohë të gjatë në kadastër si pronë e Manastirit të Deçanit. Por 24 parcela – ato që përfshijnë fushën A dhe pyllin B, si dhe katër parcela të vogla toke në mes të qytetit të Deçanit (shih në foto më poshtë, shën.red.) – u regjistruan në kadastër në emër të manastirit në fillim të vitit 1998, pasi iu dhuruan nga shteti serb në fund të vitit 1997”, thotë ndër të tjera ky raport.

“Së bashku me hartën kadastrale përkatëse mund të shihet qartë se ku ndodhen”, shkruan në raport, teksa bashkëngjitet edhe fotoja me parcelat e emërtuara. (shih më poshtë foton)

Marrëveshja ishe arritur në vitin 2009, dhe në atë marrëveshje ishin dhënë disa zotime.
Ati Sava Janiq, igumeni i Manastirit të Deçanit, ishte përgjigjur: