Olympiacos-Arsenal, formacionet zyrtare

- in Sport

Arsenal shpreson që të marrë revansh ndaj skuadrës greke për diskualifikimin e vitit të kaluar.

Sonte nga ora 21:00, “topçinjtë” luajnë si mysafirë kundër Olympiacos-it, në fazën eliminatore në Ligën e Evropës.

Mikel Arteta nuk do të ketë probleme me lëndime, ku në dyshim për paraqitje do të jetë vetëm Emile Smith Rowe.

Tek Olympiacos mungojnë Papadopoulos, Semedo dhe Vrousai, ndërsa në dyshim për këtë ndeshje do të jetë mbrojtësi Ousseynou Ba, përcjell KosovaPress.

Formacionet zyrtare:

Olympiacos (4-3-3): Sa; Lala, Sokratis, Ba, Reabciuk; Bouchalakis, Camara, M’Vila; Bruma, El Arabi, Valbuena

Arsenal (4-2-3-1): Leno; Bellerin, David Luiz, Gabriel, Tierney; Partey, Xhaka; Saka, Odegaard, Willian; Aubameyang/KosovaPress