Sot janë bërë 18 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Me këtë rast është mbajtur një akademi përkujtimore.
Por, gjatë akademisë duket se disa nga folësit nuk e përmendin Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kjo si duket nuk i pelqeu, Gentrit Murselit, asamblist i LDK-së në Gjilan.
Ai iu drejtua ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla me një kërkesë.
“Ministre trego që ka qenë në LDK, se s’ka qenë anëtar i shoqërisë civile”, ka thënë ai.
Pas kësaj kërkese të Murselit u dëgjuan duartrokitje të mëdha.
Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cercë të Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore./Demokracia