Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka ardhur sot në Kosovë bashkë me bashkëshortin i saj, Taika Waititi.
E lindur më 26 nëntor të vitit 1990 në Prishtinë, ylli i muzikës feston sot 33 vjetorin e lindjes.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale nga momenti kur Rita zbret nga avioni privat në Kosovë.
Sapo zbriti, këngëtarja preku me duar tokën dhe u pa shumë e emocionuar dhe e lumtur që ka ardhur në Kosovë.
“O Zot faleminderit”, dëgjohet duke thënë Rita.
