“Piranjat” në Abc të moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, këtë të martë kanë sjellë një histori të urrejtjeje dhe dashurie nga Saranda.
Pas një telefonate të mbërritur në redaksinë e “Piranjave” nga ana e Brendonit i cili kërkon ndihmë të vazhdueshme pasi dhunohet nga ish-bashkëjetuesja, Ledjona Xheladinaj niset drejt Sarandës për të kuptuar të vërtetën.
Brendoni tregon gjithë dhunën që ushtron ish-bashkëjetuesja e tij. Madje siç e shihni dhe në video, zonja nuk e ka aspak problem të shajë, godasë dhe kërcënojë ish-in e saj edhe pse aty në këmbë janë “Piranjat”.
Por i gjithë inati i gruas mesa duket vjen nga xhelozia e madhe, pasi ish-i i saj tashmë dashuron një grua tjetër.
E pyetur në fund nga Ledjona, gruaja pranon se vazhdon ta dojë ende ish-in e saj, por Jo Brendoni atë.
Gruaja: Po, më vjen keq për të.
Ledjona: po ju a e doni:
Brendoni: Rrugët tona janë të ndara,, unë i uroj asaj më të mirat në rrugën e saj. /Kosovarja/