Nushi publikon faturën dhe listën e librave: Paratë e Ministrisë nuk mjaftojnë

- in Lajme

Zyrtari i PSD-së Nol Nushi ka publikuar listën e librave që kërkohen për klasat e 9-ta dhe faturën për blerjen e tyre, ku shuma e kalon shumën e subvencionit të Ministrisë së Arsimit.

Nushi në llogarinë e tij në “Facebook” ka shkruar se qeveria për tu dukur që po shpenzojë pak ka subvencionuar 80 euro për libra dhe 30 euro për materiale shkollore, por sipas tij kjo shumë nuk po mjafton as për libra.

“Që rrejnë po ua vërtetoj unë. Pjesën tjetër le ta vërtetojë hetuesia. Më poshtë e keni listën e librave të kërkuar për klasën e 9të, dhe faturën (111,25€) e tyre e cila deri tash ka tejkaluar subvencionin e qeverisë për ciklin e lartë prej 110€ Për t’u dukur që po shpenzojnë pak për libra, qeveria ka thënë që 80€ janë për libra dhe 30€ për materiale shkollore. Siç po e shihni këto para nuk dalin as për libra. Përveç kohës së çmuar të prindërve, mungesës së librave nëpër librari, mungesën e librave në fillimin shkollor, ky proces po kushton shumë shtrejtë 203,407 aplikacione me një kosotë minimale prej 80 € bëjnë 16 milion €. Kjo shumë e kalon lehtësisht 20 milionshin.”, ka shkruar Nushi./Demokracia