Aktivisti i PSD-së, Nol Nushi, ia ka uruar deputeti të VV-së, Adnan Rrustemi, punësimin e dhëndrit në pozitën e shefit të Shërbimit për Burime Njerëzore në ndërmarrjen publike Ibër-Lepenc.
Përmes një video të postuar në profilin e tij në “Facebook”, Nushi ia ka rikujtuar Rrustemit kritikat që dikur kishte ndaj qeverive të kaluar për nepotizëm.
“Skemë totale, krejt VV, krejt nepotizëm. Përhajr Adnan se na e ke tesh për punësimet e të tjerëve, baje pak në shpinë tane”, ka thënë Nushi.
/Demokracia