Numër i madh i punëtorëve të institucioneve të Kosovës, i janë bashkuar protestës së sotme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, të cilët kërkojnë plotësimin e disa kërkesave nga qeveria, shkruan Gazeta Metro.
“Kryeministër realizo kërkesat tona! Parandalo grevën e përgjithshme!”, “Çka po ndodh me ligjin e pagave?”, “Vlerësim i punës e i mundit”, “Urgjentisht të shfuqizohet kriteri prej 15 vjetëve përvojë pune që kërkohet para vitit 1999”, ishin disa nga pankartat që mbanin punëtorët gjatë marshit të tyre nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të ndërtesës së qeverisë.
Tutje, nga protesta janë dëgjuar edhe thirrje ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që sipas tyre, të mos i mashtrojë me Ligjin për Paga, por ta bënë atë ose t’i ngritë pagat.
Mirëpo ajo që bie në sy është numri i madh i protestuesve sot. Sipas fotografisë të publikuar nga Nacionale, shihet se numri i protestuesve ka qenë disa qindra.
Më poshtë keni fotografinë. /gazetametro.net