Don Xhoni ka nisur sezonin e verës me një koncert të madh në Skenderaj.
Mijëra fansa ishin mbledhur për të parë nga afër reperin teksa performonte këngën e tij, pamje nga i cili Don Xhoni i ka publikuar edhe në InstaStory.
Krijuesi i hitit “Make a Pose” ka falënderuar të gjithë ata që kanë marrë pjesë në koncert.
“Kështu hapet sezoni po na priftë e mbara, Elhamdulilah, falënderues gjithmonë Drenica ime. Fals, ç’fals, nuk jemi në Kinë, po në Drenicë”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e disa postimeve.

