Një start jo i mirë për Gjilanin e trajnerit Ismet Munishi në edicionin e ri të Syperligës së Kosovës në futboll.
Gjilanasit u ndalën me barazim 1-1 në ballafaqim me Drenicën dhe menjëherë pas ndeshjes u raportua se trajneri Munishi në shenjë revole nuk pranoi që të fliste para mediave, përcjellë KosovaPress.
Por, për ta sqaruar këtë situatë ka reaguar vet trajneri i Gjilanit i cili edhe e ka dhënë arsyen pse nuk pati prononcim nga ana e tij pas ndeshjes.
Ai e ka hedhur fajin tek mediat duke thënë se “ata nuk ishin gati” dhe ka bërë thirrje që ato ta “ngrisin profesionalizmin” sepse “kurrë nuk do t’i presë, asnjë sekond”.
Ja reagimi i plotë i Ismet Munishit në “Facebook”:
Nuk është e vërtetë që nuk kam dashur të prononcohem për media .
Unë shkova atje prita por ata nuk ishin gati dhe gjithmonë kanë probleme!
Ngritne profesionalizmin kryne punën si duhet sepse kurrë nuk do të ju pres as një sekond .
Drenices urime pikën .
Lojtarët e mi i përgëzoj për angazhimin dhe luftën .
Forca Sc Gjilani 🔴⚪️./KP