Nuk i kishte shkuar asnjëherë në mend se ndonjëherë do t’i duhej të përgjëronte dikë, për ta lejuar të marrë frymë.
Mërgime Kajtazi, një juriste nga Mitrovica që vendosi ta lë familjen dhe karrierën në Kosovë, do të përjetonte dhunë fizike e psikike për rreth dy vjet nga bashkëshorti.
Në vitin 2016, ajo vendosi të fejohej dhe të shkonte të jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të dashurin kosovar, me të cilin kishte qenë në lidhje për dy vjet paraprakisht.
Menjëherë pas kësaj, pas presionit të të fejuarit, ajo u martua dhe vendosi të qëndrojë në Nju Jork.
“Diçka që nuk e kam ditur kurrë për të, ka qenë që është i dhunshëm”, tregon Mërgimja. Tri ditë pasi u vendos në banesë, nisi zënka e parë mes çiftit.
“Më kujtohet kemi qenë në dhomë të gjumit, ai ka qenë duke folur diçka dhe unë vetëm e kam kthyer kokën dhe i kam thënë se nuk dua ta dëgjoj”, tregon ajo për Radion Evropa e Lirë.
Menjëherë pas kësaj, ajo thotë se burri e kapi nga krahu dhe kokën e saj e mbajti të mbështetur në shtrat duke ia zënë frymën për rreth 30 sekonda.
“O Zot, çfarë po ndodh”, ishte gjithçka që Mërgimja mund të mendonte pasi thotë se ende nuk po e perceptonte se burri i saj, mund ta lëndojë në atë mënyrë.
Vetëm një javë më vonë, Mërgimja nisi punën dhe atë ditë, bashkëshorti e sulmoi dhe ia zuri frymën sërish, pas zemërimit se ajo kishte përdorur deodorant në kuzhinë.
“Aq ka qenë shokuese dhe këtë e kam marr si dështim personal. Unë e lashë punën, familjen dhe shoqërinë (në Kosovë). Truri im nuk e perceptonte se unë jam viktimë e dhunës”, thotë ajo.
Sulmet vazhduan, sipas saj, për arsye nga më të ndryshmet.
“Kur ai vendoste të më rrihte, unë e dija. Çfarëdo që unë do të thosha nuk kishte rëndësi”, tregon Mërgimja./Telegrafi
The post “NUK PO MUNDEM TË MARR FRYMË” – RRËFIMI I JURISTES NGA MITROVICA QË PËRJETOI DY VJET DHUNË NGA BASHKËSHORTI appeared first on Dielli News.