Imer Duraku është një fermer nga Krusha e Madhe, që kultivon kultura të ndryshme bujqësore nga dredhëzat deri te specat e qepët.
Prodhimet e tij i shet me shumicë, por problemin e ka te gjetja e punëtorëve se sezonalon.
Ka ndodhur që shumë fruta t’i shkojnë dëm, sepse nuk ka pasur kush t’i vjelë.
Ai ka 16 hektarë tokë pjellore, por po vuan nga mungesa e punëtorëve. /Worldnetpress/