Nuk kalon projektligji për pagën minimale/ Dështon edhe një seancë

- in Lajme

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të kalojë projektligjin për pagën minimale për të cilën veteranët e UÇK-së protestuan sot.

Projektligji ka marr vetëm 51 vota të mazhorancës, derisa votimi i tyre është përcjellë me zhurmë nga opozitarët, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo pasi derisa deputetët e Vetëvendosjes po e votonin ligjin, kolegët e tyre nga opozita shoqëronin thirrjet “Marre-marre”.

Pas kësaj, në pikën tjetër morën pjesë në votim vetëm 57 deputetë çka nuk pati kuorum të vazhdohet me seancë.

“Këtu ndërpritet seanca, për vazhdim ju thërras në ditët në vijim”, tha kryetari i kuvendit Glauk Konjufca.

/GazetaSinjali/