Shqipëria ka barazuar pa gola në miqësoren e zhvilluar të shtunën ndaj Uellsit në “Cardiff Stadium”.
E gjithë loja u karakterizua me shumë pak raste për shënim dhe më një lojë jo dhe me aq dëshirë për të pasur një fitues nga të dy skuadrat, përcjellë KosovaPress.
Në të dy pjesët pati nga një moment tensioni ndërmjet dy ekipeve por që nuk pati nevojë gjyqtari të ndëshkonte dike me karton të kuq.
Ndeshja e radhës miqësore për Shqipërinë është ajo kundër Republikës së Çekisë e cila do të zhvillohet të martën me tetë qershor./KP