Gjuha që kryeministri Albin Kurti e ka përdorur mbrëmë ndaj opozitës është dënuar ashpër.
Cilësimi i opozitës si hajvana nga shefi i ekzekutivit ka nxitur reagime të ashpra më vend.
Përfaqësues e opozitës dhe njohësit e rrethanave politike në vend bërë me dije se gjuha e mbrëmshme e Kurtit është nxitje e urrejtjes.
Nder të parët që ka reaguar është Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.
Ajo ka vlerësuar se shfaqja e mbrëmshme e kryeministrit ishte e turpshme.
“Çfarë shfaqje e turpshme e Kryetarit të VV sonte. Hyni në arkiva, edhe nuk keni me gjetë një shfaqje të tillë nga asnjë lider politik. Çfarë turpi. Keqardhje për të. Çirrje. Sharje. Mallkime. Dëgjojeni çka thotë, mbyllni sytë, dhe imagjinojeni që atë fjalim po e mbanë dikush tjetër. Çka kishit me thanë?!”, ka shkruar Çitaku.
Edhe analisti Visar Ymeri i ka komentuar fyerjet e shefit të ekzekutivit ndaj opozitës.
Ai ka bërë me dije se kjo tregon se këta njerëz nuk e kanë ndërmend me u përmirësuar.
Në emisionin “Debat Plus”, ai ka thënë se për Kosovën është jetike që VV-ja të mos jetë pjesë e Qeverisë së re.
“E ngut Kurtin, e pamë më herët Dimal Bashen. Këto janë shenja të qarta se këta njerëz nuk e kanë ndërmend me u përmirësu, në sjelljen e tyre politike po flas gjithnjë. Dhe çfarëdo forme e relativizmit nëpër studio apo kudo qoftë, që thonë ka qenë në fushtë, vetëm sa e vazhdon qet sjellje në politikë. Është e rëndësisë jetike për Kosovë që VV-ja mos me qenë në Qeveri. Unë nuk jam prej atyre që them që duhet me u shpartallu LVV-ja, mendoj që duhet me u përmiresu, mirëpo LV-ja një e përgjithmonë me e marr mësimin, leksionin. Megjithatë, unë mendoj se populli ia ka dhënë një far leksioni në mënyrë që edhe këta me e pasë kohen e tyre për reflektim”, ka thënë Ymeri.
Edhe analisti Imer Mushkolaj ka reaguar për fjalimin e kryeministrit Kurti mbrëmë në shesh.
Mushkolaj ka thënë se ajo gjuhë është e urrejtjes, mllefit dhe gjuhë e poshtër.
“Gjuha e Albin Kurtit për opozitën nuk është gjuhë e fituesit, është gjuhë urrejtjeje, mllefi, gjuhë e poshtër”, ka shkruar Mushkolja.
Çka tha Kurti?
Mbrëmë rreth mesnatës, kryeministri Albin Kurti kishte mbledhur mbështetësit e tij në sheshin “Skenderbeu”, duke e shpallur fitoren e tij e tij për zgjedhjet 9 shkurtit.
Para mbështetësve të tij, ai kishte shpërtheu në fyerje ndaj opozitës duke i quajtur “hajvana” dhe bërtitur “ka kaluar koha e hajvanatit”.
“Kanë bë marrëveshje me dreqin…Çfarë hajvanash…çfarë hajvanash, ka kalu koha e hajvanatit – e kanë marr vesh sonte…Kur ne e thoshim një zotim, ia shtoshin nja 50 a 100 a 200 perqind”, ka thënë ai, duke vazhduar fyerjet.
“Hajnat kanë me shku në burg, se ky mandat është mandat….i drejtimti të drejtësisë me Byronë….me prokurori speciale kundër krimit dhe korrupsionit dhe vetting në sistemin e drejtësisë”, është shprehur ai./Demokracia