Xhiro e 25-të e La Ligas spanjolle ka sjellë tri pikë shumë të rëndësishme për Barcelonën e cila e ka mposhtur rivalin direkt Sevillan me rezultat 2-0 dhe tashmë e ka hapur si kurrë më parë luftën për titullin kampion të Spanjës.
Skuadra e Ronald Koeman shënoi nga një gol në secilën pjesë për të arkëtuar tre pikë të arta, përcjell KosovaPress.
Ousmane Dembele në minutën e 29’ si dhe Lionel Messi në të 85’ tën realizuan për këtë fitore të madhe.
Tashmë Barcelona ka grumbulluar 53 pikë dhe renditet në vendin e dytë me vetëm dy pikë më pak se lideri Atltico Madridi si dhe një më shumë se Real Madridit që renditet në vendin e tretë./KosovaPress