NORA ISTREFI EKSPERIMENTON ME DUKJEN, KËSAJ RADHE SHFAQET ATRAKTIVE ME BALLUKE

- in ShowBiz

Eksperimentet në dukje nuk mungojnë asnjëherë nga artistet shqiptare, madje janë tejet të shpeshta.

Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi.

Ajo është rikthyer në flokë më të errëta e me balluke, gjersa mori vëmendje me paraqitjen e ‘look’-un e veçantë.

Artistja, e cila numëron mbi një milion ndjekës, shpesh vjen me stile të reja flokësh e po ashtu përflitet edhe për atë të veshjes.

Komplimentet rreth këtyre imazheve kanë qenë të shumta e nga më të ndryshmet nga miqtë e fansat e saj.

E njëjta momentalisht po shijon suksesin e këngës së re “Ay Caramba”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperin Gjiko e artisten Melinda Ademi.

Nora këtë periudhë ka qenë shumë e angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte muzikore. /Telegrafi/