NJSI proteston para Qeverisë javën e ardhshme, shkak shtesat e ulëta dhe pagat

- in Lajme

Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës ka paralajmëruar protestë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Indeksonline raporton se të gjitha organet kompetente të sigurisë tashmë janë njoftuar për protestën e FIT-it që do të mbahet përpara objektit të Qeverisë.

Protesta do të mbahet të mërkurën, më 1 nëntor, në ora 12:00.

Pjesëtarë të FIT-it do të protestojnë për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me pagat, shtesat e rrezikshmërisë dhe shtesat e tjera.

Kerkesat e NJSI-së:

1 Paga, kerkojme rritje te pages ne koeficient.
2 Rrezikshmeria te jetë e percaktuar ne perqindje e jo ne shume fikse.
3 Ligji i pensionimit te parakohshem dhe sigurimeve shendetesore
4 Kushtet e punes ne pergjithesi.

“Pakenaqesite jane te medha. Sepse ne te kaluaren pagesa e rrezikshmerise per NJSI ka qene 215€, ndersa tani eshte 150€. Perpos kesaj NJSI qe nga viti 2010 ka pase nje shtese te veçant ne page si njesi elite e cila ka qene 100€, ndersa tani me ligjin per paga eshte hjeke dhe nuk na paguhet kjo shtese qe nga hyrja ne fuqi e ligjit.
Ne nuk mund te pranojme qe me page te trajtohemi njesoj me njesitet tjera sepse sipas procedurave standarde te operimit jemi njesi e veçant si per nga trajnimet ashtu edhe per nga detyrat”.

 

Kujtojmë se sot, Qeveria propozoi shtesat e reja për Policinë e Kosovës.

Shtesat janë ndarë në 7 kategori të pozitave.

Shtesat për njësitë elitare:  Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejt dhe Mbrojtja e afërt do të marrin nga 150 euro shtesë të pagës bazë.

Ndërsa 120 euro do të ndahen për njësitë speciale operative, K9 dhe Njësia për deminim të mjeteve shpërthyese.

Policia kufitare do të paguhet me 100 euro shtesë krahas pagës bazë.

Ndërsa pjesëtarët e hetuesisë do të marrin 75 euro kurse ekipet reaguese dhe patrullat që përbëjnë numrin më të madh të zyrtarëve do të marrin nga 60 euro.

Kurse nga 50 euro respektivisht 45 euro do të marrin policët që përkujdesen për ruajtjen e objekteve të veçanta.

Shtesat do të paguhen nga muaji nëntor ndërsa për gjashtë muajt e shkuar do të bëhet në mënyrë retroaktive./Demokracia