Njihuni me “Drakullën” e Mitrovicës, që nuk ka frikë nga asgjë. Mund të them se jam jashtëtokësorë

- in Lifestyle

Ali Begolli nga Mitrovica i njohur ndryshe si “Ali Drakulla” pasi kur ishte i ri nuk frikësohej nga asgjë.

“Unë jam një person, mundem me thënë jashtëtokësor. Nuk kam frikë prej askujt, frikën ia kam vetëm Allahut askujt tjetër jo”, thotë ai.

“Te lumi Sitnica ka qenë një urë, aty e kam lyer trupin me benzinë dhe kam kërcyer në ujë”, ka treguar ai për përjetimet si i ri.

Ai ka rrëfyer se në moshë të re la Kosovën dhe u nis drejt Evropës por që më vonë u pendua, shkruan Jepi zë.

Ai tha se kur ishte i ri kishte shprehi të vjedhte derisa arriti në një moshë të pjekur.

“Nuk ka punë që se kam punuar atje. Në moshën 16-17 vjeçare kam qenë hajdut i vogël. Vetëm ai që gënjen thotë që ka qenë në Evropë në moshë të re dhe vetëm ka punuar nuk ka vjedhur, ajo është gënjeshtër deri në qiell. Edhe unë kam vjedhur atë kohë derisa e kuptova se ajo gjë nuk duhet të përdoret dhe pastaj kam filluar të kontriboj të punoj si të gjithë të tjerët”, tha ai për ATV.

VIDEO