Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, ndaj lidershipit të Kosovës.
Ajo ka bërë me dije se cilësimi lidershipit kosovarë si të pabesë është shumë i rëndë.
Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka shkruar edhe për reagimin e ministres së jashtme, Donika Gërvalla.
“Më i dëmshëm është konstatimi i Presidentit Macron për lidershipin e Kosovës si njerëz të pabesë që nuk e mbajnë fjalën, sesa deklarata për viza. Ndërkohë reagimi i Ministres së Jashtme skandaloz. Diplomaci pa krye. Në rënie të lirë”, ka shkruar Çitaku./Demokracia