“Një pyetje për Departamentin Amerikan të Shtetit” – E bën edhe këtë deputeti Basha, i kërkon llogari ShBA-së për Lajçakun

- in Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar në profilin e tij për një taket që emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka pasur në Turqi me tre anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, përfshirë edhe Millorad Dodik.

Basha ka shkruar se e ka një pyetje Departamentin Amerikan të Shtetit nëse ata e përkrahin emisarin sllovak pasi që Lajcak po takon njerëz të sanksionuar sikurse Millorad Dodik.

“Një pyetje për Departamentin e Shtetit Amerikan:
A e mbeshtesin ende Lajçakun pasi ky po takon njerëz si Dodiku, që e ka sanksionu Amerika?!”, ka shkruar Basha./Demokracia