Një tërmet i fuqishëm tronditi Ballkanin mbrëmjen e së premtes ndërkohë u raportua që epiqendra ishte në Bosnje Hercegovinë.
Por ajo çfarë i ka habitur të gjithë ka qenë një “paralajmërim” që u ka ardhur qytetareve boshnjake.
Përdoruesit e Android kanë marrë një paralajmërim përmes sistemit të mbrojtjes pak sekonda para tërmetit, bëjnë me dije mediat boshnjake.
Është hera e parë që përdoruesit e këtij sistemi operativ informohen për rreziqet e mundshme në këtë mënyrë. Njoftimi erdhi disa sekonda para tërmetit dhe habiti shumë përdorues.
Përveç informimit se ndodhen në një zonë potencialisht të rrezikshme, ata janë udhëzuar edhe se si të sillen gjatë tërmetit.Ndër të tjera u është thënë që të dalin nga shtëpitë, të mbyllin gazin, të dalin përpara dhe të shmangin ndërtesat e dëmtuara.