Një person në Vushtrri ka rënë në kontakt me rrymën, ku si pasojë ka pësuar lëndime trupore.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi që i njëjti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet tutje në raport./Demokracia